Rriten sërish temperaturat, mësoni si parashikohet të jetë moti gjatë gjithë kësaj jave dhe surprizat që na presin çdo mbasdite

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me temperatura të “freskëta” në orët e natës dhe jo shumë të larta në ato të mesditës.

Advertisements

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën (nga e Hëna deri dhe të Premten) parashikohet i kthjellët dhe me plot orë me diell.

Megjithatë nga orët e mesditës deri ato të pasdites priten edhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit do të shoqërohen me shi të izoluar dhe të dobët.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut dhe deri ditën e Enjte përgjatë vijës bregdetare dhe lugina relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 6-10m/s. Duke filluar nga dita e Premte itensiteti i erës bie. Drejtimi mbetet përsëri nga kuadrati i veriut por shpejtësi mesatare 1-3m/s dhe në bregdet e lugina me rrahje deri në 4-6m/s.

Duke iu referuar gjithnjë modeleve të hartave të parashikuara deri ditën e Enjte temperaturat në vlerat e mesditës pritet të jenë në vlera “normale” si për muajin Korrik. Duke filluar nga dita e Premte gradualisht vendi ynë pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehti dhe temperatura që pritet të “kapërcejnë” vlerat 37-38°C në rang vendi.

Artikulli paraprakHoroskopi Javor 11-17 Korrik 2022, ja shenjat më me fat
Artikulli tjetërKëmbimi valutor, 11 korrik 2022