Rasti i dytë brenda një jave/ Ja kush është minatori i plagosur sot në Martanesh, një tjetër humbi jetën më parë (EMRI)

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në një nga galeritë e Bulqizës, ku ka mbetur i plagosur një minator.

Advertisements

Sipas policisë lokale të Bulqizës bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Martaneshit, ku minatori Maksim Beça është plagosur rënde gjatë punës.

Fillimisht i plagosuri është dërguar pranë spitalit të Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë,por plagët e rënda dhe mungesa e mjekëve specialist ka detyruar që i plagosuri të dërgohet me helikopter pranë spitalit të Traumes në Tiranë.

Advertisements

Ndërkohë trupi hetimor ka nisur hetimet. Ky është rasti i dytë brenda një jave ku pak ditë më parë një minator humbi jetën.

Artikulli paraprakE rëndë! Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij 50-vjeçari shqiptar
Artikulli tjetërLija e majmunit emergjencë globale, sa e rrezikuar është Shqipëria? Mjeku tregon grupet me risk të lartë infektimi