“Politikani me inicialet I.M me dosje”, Nikolla pas letrës së Autoritetit të Dosjeve: Rast tronditës, Kuvendi duhet të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka dalë në një konferencë për mediat, pas mbledhjes me krerët e grupeve parlamentare, lidhur me letrën e Autoritetit të Dosjeve. Përmes një letre, Autoriteti i Dosjeve ka vënë në dijeni Kuvendin se një zyrtar i lartë, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Advertisements

Nikolla tha se thirri në mbledhje krerët e grupeve për t’i vënë në dijeni për këtë letër. Kryeparlamentarja e cilësoi si tronditëse dhe se Kuvendi duhet të reagojë.

“Autoriteti i Dosjeve flet për një politikan te larte me inicialet I.M që ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.

Advertisements

Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër, ku më vë në jeni përfshirë të këtij politikani dhe kërkon ndërhyrje për veprime. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër.

Ndaj kam thirrur kryetarët e grupeve, kryetaret e komisionit të ligjeve, që i kam informuar mbi letrën e autoritetin. Identitetin me politikanin me inicialet I.M.

Dua të falënderoj Autoritetin e Dosjeve për hetimin e pavarur dhe kurajon e adresimit të këtij rasti. Në respekt të ligjit s’mund të flas më shumë në këtë fazë”, tha Nikolla.

Artikulli paraprakRikthehen reshjet e shiut, ja si do të jetë moti në ditët e fundit të korrikut dhe gjatë gjithë muajit gusht
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Sigurims? Reagon për herë të parë Meta: Do të gajaseni kur ta merrni vesh, manipulim!