Policia ka dhënë detajet për krimin e rëndë në Divjakë, ku djali mbyti babanë. Uniformat blu bëjnë me dije se M. S., 85 vjeç u gjet pa jetë dhe me shenja dhune në banesën e tij në fshatin Remas.
Advertisements
Informacion paraprak
Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.
Advertisements
Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.
Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.