Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka deklaruar se ekziston rreziku që një ndër çështjet më të rëndësishme kriminale në vendin tonë, ajo e Nuredin Dumanit mund të dështojë.
Advertisements
Sipas Karamuço ky rrezik ekziston pasi kohët e fundit ka shumë heshtje. Sipas tij, ky nuk është sinjal i mirë, pasi priteshin të tjerë të arrestuar.
“Hetimet që janë kryer fillimisht nuk kanë qenë të plota. Kur fillon hetimet pasi e ke arrestuar, hapësira, korrupsioni, paaftësia të gjitha këto çojnë që ne kemi dështim. Unë kam frikë se mund të na dështojë edhe kjo çështja Dumani.
Advertisements
Aty diçka po ndodh. Një përplasje shumë e madhe po ndodh mes të penduarve. Kjo heshtje nuk është premtuese. Unë prisja arrestime të tjera.
Janë thënë shumë informacione, por për shkak se të tjerët nuk e pranojnë, kanë çuar në një dyshim të institucioneve nëse janë të vërteta po jo. Ky ngadalësim nuk është premtues. Kjo i jep kohë grupeve kriminale dhe mund të japë shumë më tepër”, u shpreh eksperti, në ABCNews.