‘Plas’ sherri me thika në lokal, dy persona futen brenda dhe qëllojnë 44-vjeçarin shqiptar

Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me thikë nga dy persona në Greqi.

Advertisements

Sulmi i përgjakshëm ndodhi në orën 1 pas mesnate të së premtes në një kafene në qendër të Selanikut.αστυνομικός

Sipas policisë, dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal, ku kanë plagosur me thikë në këmbë 44-vjeçarin me origjinë shqiptare, shkruajnë mediat greke.

Advertisements

Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmën e parë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia po heton shkaqet e sulmit dhe është vendosur në kërkim të autorëve.

Artikulli paraprakPërgjimet e skandalit të Tufinës/ Bleu një varr familjar për dy mln lekë, drejtoresha e varrezave ia nxjerr ndërtim pa leje
Artikulli tjetërE pabesueshme! Shikoni se si e pëson shtëpia nga goditja e rrufesë (FOTOT)