Përkeqësohet situata e Covid në Shqipëri, Manastirliu pesimiste: Ja çfarë na pret në vjeshtë

Të prekurit me Covid në vend u shtuan në mënyrë të befasishme.

Advertisements

Autoritetet shëndetësore parashikojnë një situatë më pesimiste në vjeshtë.

“Ashtu sikurse është alertuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vjeshta mund të vijë me një valë të re të covid19 dhe varianteve të reja të Omicron.

Advertisements

Ndaj ne duhet të bëhemi gati që t’i përballojmë të gjitha ato emergjenca që mund të vijnë në të ardhmen, duke qenë të përgatitur dhe duke ndërtuar kapacitetet dhe duke i fuqizuar ato”

Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë nga ku foli ministrja e Shëndetësisë pritet të përfundojë rikonstruksionin në fund të korrikut dhe brenda gushtit të presë pacientët e parë.

Infektivi do të ketë 118 shtretër.

Për t’iu përgjigjur emergjencave ministrja Manastriliu tha se mund të kthehet në gjysmë terapi intensive.

“Bërja funksional i këtij spitali do të fillojë në muajin gusht, ku edhe do të kemi një hapje të këtij shërbimi të ri. Ashtu sikurse tashmë kjo strukturë është e projektuar, do të kemi më shumë se 60% të dhomave me ajër me presion negativ. Kjo ndihmon shumë përsa i përket trajtimit të sëmundjeve infektive.

Reanimacioni rrit kapacitetet duke i dyfishuar ato. Ndërkohë që gati të gjitha dhomat ofrojnë të gjitha panelet e gazrave mjekësore duke e kthyer në një moment të caktuar nëse do të na duhet dhe një spital pra, gjysmë terapie intensive”
Investimi i kryer kap vlerën e 5.6 milion eurove dhe ka të bëjë me rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv.

Artikulli paraprakTronditëse në Tiranë/ Burri abuzon me stërmbesën 6-vjeçare, dëshmia e vogëlushes: Më lëpinte aty si akullore
Artikulli tjetërE ofendoi nga nëna, Stresi kërcënon radikalistin fetar: Do ia pres fytin, do e bëj copa-copa live