Paralajmëron Alimehmeti/ Varianti Ba5 po rrit numrin e të infektuarve, ja çfarë pritet të ndodhë

Nga Ajgena Korbi

Advertisements

Pavarësisht se Instituti i Shëndetit Publik nuk ka konfirmuar praninë e nënvariantit Ba5 të “Omicron” në Shqipëri mjeku Ilir Alimehmeti mendon se rritja e menjëhershme e numrit të të infektuarve erdhi për shkak të qarkullimit të tij.

“Kjo situatë vjen si derivat i një nënvarianti të ri, ba5, aktualisht që ne flasim në Europë përbën 64% të rasteve dhe po shtohen duke i marrë vendin ba2 që aktualisht është tek 18%, është dhe ba4 që është tek 14%, por ba5 do të marrë dominancën.”

Advertisements

Megjithëse një në dy të testuar një ditë më parë rezultoi i prekur nga Covid epidemiologu thotë se nuk ka vend për panik. Të infektuarit që kanë nevojë për trajtim spitalor paraqiten në shifra të ulëta.

“Me këto rastet që kemi rreth 6 mijë aktive dhe rreth 30 vetë në spital, 0.5% e rasteve, po të fusim dhe aspimtomatikët ose ata me pak simptoma % e atyre qe kanë pasur nevojë për hospitalizim është shumë e ulët. Nuk jemi ende ta vendosim Sars Cov 2 tek viruset që shkaktojnë gripin e zakonshëm, por jemi drejt asaj rruge.”

Por sa të mbrojtur ndaj varianteve të reja të “Omicron” janë personat e imunizuar? Mjeku jep të dhënat e një studimi të kryer në Afrikën e Jugut e cila u përball me valën e re të Covid mesin e muajt prill.

“81-84% imuniteti natyror kundrejt formave më të rënda, 76% tre doza vaksine dhe 50-54% dy doza vaksine, por atje janë përdorur vaksina të tjera.”

Të shtruarit aktual në spitalin Covid në Tiranë sipas mjekëve janë kryesisht të pavaksinuar ose që nuk e kanë kryer ciklin e plotë. Ka prej tyre që kanë raportuar se mund të kenë rënë në kontakt me virusin rreth një vit më parë, por nuk e kanë të vërtetuar.

Artikulli paraprakE papritur! Këngëtarja e njohur shqiptare përfundon në spital, çfarë i ndodhi?
Artikulli tjetërNdryshon qarkullimi i mjeteve në Tiranë, ARRSH nxjerr njoftimin e rëndësishëm