Nuk ju kishte shkuar mendja kurrë! 4 mënyra si të përballoni vapën gjatë netëve të verës

Të gjithë e keni provuar si është të mos rehatoheni në shtrat, në ditët e nxehta të verës. Tani që jemi thuajse në ditët e para të muajit korrik, duhet t’u kthehemi këshillave për përballimin e vapës dhe janë të paktën katër që do ju ndihmojnë vërtet.

Advertisements

Një mënyrë është të pini çaj kamomil me akull – Nxehti ju bën që të merrni birrë të ftohtë që të freskoheni, por alkooli nuk rekomandohet. Ajo çfarë duhet të bëni është të pini çaj të ftohtë kamomili për ta hequr etjen. Kamomili është edhe shumë i mirë për gjumë gjithashtu.

Mos hani të ëmbëla – Ju mund të dëshironi të freskoheni edhe me ndonjë akullore, por ajo vetëm ju bën më të vështirë tretjen pas darkës, gjë që do ju mundojë në gjumë.

Advertisements

Pini sa më shumë ujë – Mospirja e ujit të mjaftueshëm gjatë verës do bëjë që të jeni gjithmonë të këputur e gjithashtu do të ndikojë në rehatinë e gjumit. Përkujdesuni që të pini sa më shumë ujë deri në 30 minuta para se të shkoni në gjumë.

Bëni dush të ftohtë – Kur nuk mund të rehatoheni nga i nxehti, hyni në banjo dhe bëni një dush të ftohtë para se të shtriheni sërish.

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina kthehet përmbys (FOTO)
Artikulli tjetërE papritur! Partneri i propozon për martesë këngëtares së njohur shqiptare në festën e ditëlindjes (FOTO)