“Non grata” nga SHBA-të, e përsërit Berisha: Nëse del një fakt i vetëm, i them mirupafshim politikës

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me intelektualë në kuadër të takimeve që lideri i demokratëve ka ndërmarrë ditët e fundit. Berisha u ndal dhe tek shpallja e tij non grata nga SHBA-të duke ripërsëritur dhe njëherë zotimin e tij se nëse del një provë e vetme ai ikën përgjithmonë nga politika.

Advertisements

“Megjithatë unë vazhdoj të them, një fakt të vetëm po sollët unë i them mirupafshim politikës dhe çdo vendim tjetër”, tha Berisha.

Sali Berisha: Me 20 maj të 2021, unë në një sallë në këtë hotel kam dalë, s’kisha menduar kurrë se do të sfidoja ndonjëherë sekretarin e SHBA, kurrë, por m.q.s ai kishte firmosur një akt në të cilën unë kisha bindjen absolute se nuk qëndronte asnjë fakt, dola dhe i thashë paraqit çdo fakt, përndryshe do të shkoj në gjykatë.

Advertisements

Do shkoj në gjykatë se nuk ke, nuk mund të gjesh dhe s’do të gjesh kurrë asnjë fakt për mua dhe as për fëmijët e mi. Unë kam qenë i këtij kodi dhe sot pas 15 muajsh më gjithë check up-in universal, se kam edhe unë miqtë e mi, kanë gjetur zero. Megjithatë unë vazhdoj të them, një fakt të vetëm po sollët unë i them mirupafshim politikës dhe çdo vendim tjetër. Por, të pranoj një të pavërtetë për të vërtetë, kurrë. E ka thënë Galileo dhe s’mund ta bëjë njeriu i qytetëruar kurrë.

Artikulli paraprakTërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 godet këtë shtet, qytetarët në panik, dalin të tmerruar në rrug
Artikulli tjetërKursi i këmbimit, 27 korrik 2022