“Njoh 50 Ilirë”, Meta paralajmëron: Kam bërë gabime por jam i pastër! Do të rri këtu dhe 40 vite të tjera! Bëhen qingja kur…

Autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalizmit të Dosjeve” kështu e quajti ish-presidenti Ilir Meta, Autoritetin e Dosjeve duke mohuar prerazi akuzat se ka qenë pjesë e strukturave të Sigurimit të Shtetit. Në një konferencë për mediat nga selia e PL, Meta tha se Autoriteti e di shumë mirë që nuk është ai personi Ilir Meta për të cilin ka shkuar emaili denoncues.

Advertisements

Ish-presidenti siguroi qytetarët se është i pastër dhe se akuzat janë të manipuluara. Meta e quajti Kryeministrin Edi Rama një të sëmurë psikik, ndërsa tha se për fëmijët e tij shqetësohet vetë.

Pse nuk e bën publike Autoriteti sa I.M kanë qenë në Fakultetin e Ekonomisë, sa I.M kanë qenë? Ata e dinë shumë mirë. Unë në atë kohë kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë.

Advertisements

Isha zgjedhur se kisha aftësi lidershipi që atëherë. Njoh 50 Ilir Meta, në klasë kam patur 2 Ilir Metaj. Na ndanin, Ilir Rexhep dhe tjetrin që s’dua ta marr nëpër gojë. Autoriteti i Dosjeve ka përgjegjësi. Mund të ketë persona që kanë krijuar familje dhe fëmijë, përgjegjësia është e autoritetit. Mund ti kërkojmë përgjegjësi Edi Ramës por kjo na bën të sëmurë nga mendtë sepse një të sëmuri nuk i kërkon dot përgjegjësi.

Tani PL dhe opozita e kanë mbyllur hesapin me hesapin. Për çështjen në fjalë dua të siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhim, jo se s’ka bërë gabime, por sepse është i pastër në ndërgjegjen dhe të vërtetën e tij. Do të vazhdoj dhe nja 30-40 vite të tjera. Kam ëndërr të bëhem kryetar i Referendumit. Sepse kur qeveria del kundër popullit opa del referendumi. Këta që bëjnë si të fortë, ju i dini si bëhen qingja.

Për mua nuk ekziston më Autoriteti i Dosjeve, është Autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalizmit të Dosjeve. Një çështje kaq delikate katandiset për nevojat e një të sëmuri psikik. Qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve që ka vënë një popull në përgjim se ka shkuar një email që akuzon I.M se ka spiunuar në 88 a 89. Bëjnë ligj për një person? Pse kush i pengoi? Edhe kur ishte president? Ata e dinë shumë mirë si është puna e I.M. Do mbajnë përgjegjësi, për fëmijët e mi mos tëe kenë përgjegjësi. Ata kanë dëgjuar gjëra të rënda për babain e tyre por edhe për mamanë.

Çfarë ndodhi dje? Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm “patronazhistësh”. Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga vetë Meta, kryeministri Edi Rama dhe opozita.

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Sigurims? Reagon për herë të parë Meta: Do të gajaseni kur ta merrni vesh, manipulim!
Artikulli tjetërKatër shenjat e Horoskopit që dallohen për pafajësinë dhe ndershmërinë e tyre