Të gjithë fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeç nuk do munden më të kalojnë kufirin Kosovë-Mali i Zi vetëm me një certifikatë lindjeje.
Advertisements
Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe ndër të tjera thuhet se tashmë të gjithë këta persona duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm për udhëtim .
Advertisements
“MPJD njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi.
Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi”, njofton MPDJ