Nafta pa akcizë/ Superjahti i themeluesit të WhatsApp-it ankorohet në Durrës

Jahti 400 milionësh i themeluesit të WhatsApp-it, miliarderit 46-vjeçar Jan Koum joshet nga i ashtuquajturi turizëm i naftës në Shqipëri.

Advertisements

Paraditen e sotme është ankoruar në portin e Durrësit superjahti ”Moonrise” në pronësi të Koum. Ndryshe nga anijet tona turistike, jahtet e huaja mund të furnizohen me naftë me çmim më të lirë, pa akcizë.

Ndalesa e mëparshme e ”Moonrise”, të ndërtuar në Holandë në 2020, ka qenë porti spanjoll i Barcelonës.

Advertisements

Artikulli paraprakPamjet drithëruese nga tragjedia/ Viktimë mbeti foshnja 6-muajshe
Artikulli tjetërU qëllua me armë gjatë një fushate elektorale, ndërron jetë ish-kryeministri japonez