Moti merr kthesën e madhe duke nisur nga dita e nesërme, meteorologia Tanja Porja parashikon surprizat e papritura: Rënie drastike e temperaturave dhe rrebeshe shiu në këto qytete

Meteorologia Tanja Porja parashikon se edhe sot do të kemi vetëm një rënie të lehtë të vlerave termike në mesditë. Kjo rënie do vazhdojë e lehtë dhe graduale deri pas datës 7 korrik ku pritet ndryshimi.

Advertisements

“Dita e sotme pritet e kthjellët në pjesën më të madhe të saj. Presim një rënie të temperaturave të mesditës së sotme me 2-3 gradë. Por kjo rënie pritet në zonat veriore dhe shumë më e lehtë në qendër dhe në zonat jugore. Maksimumi i temperaturave zbret në 38 gradë celcius.

Në tre ditët në vijim mbetemi në kushtet e motit të kthjellët gjatë paraditeve, pasditet janë të gjitha me vranësira të dukshme.

Advertisements

Nga e enjtja në të shtunë kemi prezencë të reshjeve të pakta. Ditën e premte dhe më pak të shtunën presim prezencë të rrebesheve afatshkurtra të shiut.”, bën të ditur Porja.

Meteorologia Tanja Porja parashikon se nga e premtja dhe në vijim kemi gjithashtu edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Pas ditës së enjte që përkon me datën 7 korrik, nga data 8 dhe në vijim vlera minimale në rang territori zbret në 8 gradë celcius.

Kjo rënie do të jetë edhe në orët e mesditës. Ditën e premte temperaturat zbresin në 32 gradë celcius që do të jetë edhe temperatura maksimale në rang territori.

Artikulli paraprakVarianti më i ri i Covid hyn në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve në konferencë të jashtëzakonshme, flet Bino: Është emergjencë kryerja e
Artikulli tjetërProtesta e 7 Korrikut, Sali Berisha del me paralajmërimin e fortë për Policinë e Shtetit, ka një mesazh edhe për Edi Ramën