Mos prenotoni me Wizzair nëse nuk doni të humbisni paratë dhe fluturimin tuaj

Sot në Aerportin e Friedrichshafenit në Gjermani, ka pasur trazira gjatë procesit të imbarkimit të pasagjerëve të shoqërisë së fluturimit, Wizzair.

Advertisements

Në aeroport u desh ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar.

Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me Wizzair, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot drejt Tiranës, për shkak se avioni ishte i tejmbushur.

Advertisements

Kjo shkaktoi zemërim, britma dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes.

Sipas të dhënave të fundit të policisë për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende.

Ky nuk është një rast i izoluar i kësaj kompanie low cost. Gjithmonë e më shumë dëshmi pasagjerësh tregojnë situata të komplikuara të cilat i vendosin udhëtarët edhe në rrezik shëndeti me pritje të gjata, në ambjente të mbyllura, pa vakte dhe pa ujë dhe sigurisht pa dëmshpërblim apo rimbursim.

Artikulli paraprakNotoi 18 orë, si i shpëtoi mbytjes në Greqi i riu nga Maqedonia, shoku ende i zhdukur
Artikulli tjetërVrasja që tronditi botën/ Policia shokohet me atë që përballet në shtëpinë e ekzekutorit të ish-kryeministrit japonez