Meta sulmon Bashën: Lulushi ishte shitur, ndante fitimet me mafien në pushtet!

Ish-Presidenti, Ilir Meta në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme ka vijuar sulmet ndaj ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Advertisements

Meta tha se Basha ishte i shitur e infiltruar prej kohësh për të bërë fake opozitën që ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet.

“Keni qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemër luan e sy shqiponjë, një popull ilirësh, por siç e kam paralajmëruar indirekt e direkt qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë e veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, që ishte shitur e infiltruar prej kohësh për të bërë fake opozitën që ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet.

Advertisements

Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por u kam thirrur të gjithëve aty ku isha që në 2 mars me popullin e kushtetutës dhe popullin e lirisë”.

Artikulli paraprakLargohet i nxehti afrikan, stuhitë mbërrijnë në Europë, kthesa e madhe që pritet të marrë moti pasditen e sotme
Artikulli tjetërMeta-Ramës: Shkeli kodet kanunore duke përdorur firmat e të vdekurve!