Meta-Ramës: Shkeli kodet kanunore duke përdorur firmat e të vdekurve!

Në mbledhja e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar akuzat ndaj kryeministrin Edi Rama.

Advertisements

Meta deklaroi se Rama është një hajdut i pamëshirshëm teksa shton se kreu i qeverisë përdori firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë për të vjedhur .

Kjo deklaratë e Metës i referohet aferës së inceneratorëve.

Advertisements

“Teksa qeveria ecën me hap për të vjedhur e për të zhytur në borxhe Shqipërinë se e ka të qartë fundin e saj, ne duhet të ecim me ritëm më të shpejtë kundër korrupsionit. Në krye është Edi Rama, një vjedhës i pamëshirshëm që vjedh jo vetëm mes buxhetit të shtetit, jo vetëm të dhënat e qytetarëve shqiptarë por ka shkelur dhe kodet kanunore duke përdorur firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë prej kohësh.

Nuk ka asnjë lidhje me socialistët. Ky është mjeshtër i paparë për të korruptuar, për të shantazhuar e përçarë. Nuk është ky thjesht problemi, ecën me shpejtësi korrupsion dhe shumica e familjeve shqiptare ecin me varfëri sepse korrupsioni dhe varfëria janë të lidhura bashkë. Vjedh edhe në pandemi. Veç tendera sekret për të vjedhur. Shikoni sa kanë marrë në Shqipëri, gati zero, në Serbi merrnin gati 100 euro në muaj. Ai nuk është i paaftë, por është i pacipë”, tha Meta.

Artikulli paraprakMeta sulmon Bashën: Lulushi ishte shitur, ndante fitimet me mafien në pushtet!
Artikulli tjetërGoditje e madhe për Putinin, një nga njerëzit më të rëndësishëm të Kremlinit vdes në rrethana misterioze