Më pak i njohur por jo për Policinë! Kush është Besmir Hoxha, i riu rrinte me trafikantë(Detaje)

TIRANË- Është më pak i njohur për publikun, por jo për Policinë e Shtetit. Besmir Hoxha, një prej tre personave të vrarë sot në masakrën e Fushë Krujës, rezulton i njohur për Policinë dhe uniformat blu. Sipas të dhënave të fundit, Hoxha është i skeduar si person që ka pasur kontakte me individë të përfshirë në çështje të drogës në Tiranë. Por nuk dihet konkretisht se për kë bëhet fjalë.

Advertisements

Ai ndodhej në mjet sot me dy persona të tjerë, por nuk dihet lidhja që kishte me Brilant Martinajn dhe as më Diklon Vatën.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë.

Advertisements

Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

Artikulli paraprakNë skamje totale, kjo është shtëpia ku ndodhi tmerri, hajduti dhunoi s*ksualisht vajzën e mitur
Artikulli tjetërGjysma e Evropës e pushtuar nga nxehtësia afrikane, ja sa do të zgjasë dhe çfarë do të ndodhë me Ballkanin