Mbytja e 18-vjeçarit/ Policia: Nxori të miturit, u mbyt nga dallgët e larta

DVP Durrës/Sqarim

Advertisements

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Sektorin Rinia, Durrës, ku humbi jetën shtetasi A. K., 18 vjec, i cili u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur dhe vëllain e tij, sqarojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ka rezultuar se roja bregdetare, shtetasi I. Sh. e kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq, shenjën paralajmëruese për të mos u futur në det, pasi dallgëzimi ishte i lartë.

Advertisements

Pavarësisht kësaj, fëmijët janë futur në det, duke rrezikuar jetët e tyre.

Pas disa minutash, të miturit i kanë kërkuar ndihmë një shtetasi që po lundronte me një varkë me pedale, afër tyre.

Për të ndihmuar fëmijët, në det janë futur edhe roja bregdetare dhe shtetasi A. K., vëllai i njërit prej të miturve.

Pas ndihmës së dhënë, fëmijët janë nxjerrë në breg, nderkohe qe 18-vjeçari A. K. nuk ka mundur të dalë dot pasi është mbytur për shkak të dallgëve të larta.

Nga ana e punonjësve të Policisë të DVP Durrës dhe DVKM Durrës është ndërhyrë menjëherë dhe pas rreth 50 minutash është gjetur dhe nxjerrë nga uji, trupi i pajetë i shtetasit A. K.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakI fundit! Ish-zëvendës ministrja Rovena Voda del nga burgu
Artikulli tjetër“Erdhi me mua të shpëtonte vëllain dhe shokun”, flet roja: Si u zhduk në detin e trazuar Anri Kashiku