Masakra e Fushë-Krujës/ Diklen Vata doli nga makina për t’u vetëmbrojtur, atentatorët ndiqnin prej ditësh lëvizjet e Brilant Martinajt

Masakra e Fushë-Krujës me 3 viktima tronditi vendin mesditën e së dielës. Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Advertisements

Mësohet se 90 plumba janë qëlluar në drejtim të tre viktimave që udhëtonin me një mjet “Volsëagen Passat”, nga një makinë që ecte paralelisht me ta.

Sipas, Neës24 në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 54 gëzhoja armësh. Grupi hetimor ka marrë në pyetje persona kryesisht me precedentë të mëparshëm penalë që kanë njohje apo lidhje me tre viktimat, me qëllim për të mësuar më shumë rreth lëvizjeve të tyre të fundit.

Advertisements

Automjeti i viktimave, i cili u përfshi nga flakët, po i nënshtrohet ende mbikëqyrjes, ndërsa tre viktimat dyshohet kanë pasur armë me vete.

Diklen Vata, i cili u gjet i pajetë në trotuarin e rrugës, raportohet se ka dalë nga automjeti për t’u vetëmbrojtur, pasi dyshohet se kishte statusin e truprojës së Brilant Martinaj, informon Neës24.

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha ishin në Rinas dhe po udhëtonin në drejtim të Fushë-Krujës.

Autorët, të cilët prej ditësh survejonin Brilant Martinaj, i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë bërë pritë në mbikalim duke i qëlluar me breshëri automatiku.

Ata kanë tentuar të mbrohen, por nuk kanë pasur kohë.

Policia vendosi në dispozicion një numër kontakti dhe një shumë prej 3 milionë lekësh të rinj si shpërblim për këdo që kishte informacione rreth atentatorëve, por deri më tani mësohet se nuk ka pasur telefonata apo të dhëna konkrete.

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja paraqitet në SPAK
Artikulli tjetërMasakra me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, gazetari Hoxha plas ‘bombën’: Emrat e tyre…