Një sherr mes disa adoleshentëve është shënuar ditën e sotme në Pogradec.
Advertisements
Bëhet me dije se është proceduar në gjendje të lirë një 13-vjeçar, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, ka dëmtuar me thikë një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.
Advertisements
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.