LAJMI FUNDIT/ ‘Plas’ sherri me thika në vend, babë e bir plagosen me thikë

Fier/Informacion paraprak

Advertisements

Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Advertisements

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Artikulli paraprakShpërndanin “të bardhë” dhe “mbretëreshën e festave”, “spaçiatorja” greke e bosit shqiptar në ishullin e miliarderëve bënte jetë luksi
Artikulli tjetër“Këta meshkuj që depilohen meritojnë edhe…”/ Plas keq mes Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës(FOTO)