LAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, plagoset fëmija 3-vjeçar (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Berat – Ura Vajgurore pranë vendit të quajtur “dogana” një zonë ku ka pasur aksidente të shpeshta për shkak të mungesës së sinjalistikës.

Advertisements

Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se një fëmijë i moshës 3 vjeç ka mbetur i plagosur për shkak se ishte brenda makinës të tipit “Ford” e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës.

Advertisements

I mituri është dërguar në urgjencë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakGrekët rrëmbejnë 12 milje në Jon, ministri i Jashtëm “i tregon muskujt” Shqipërisë, ja çfarë po ndodh me paktin e Detit
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Sali Berisha NON-GRATA nga Britania e Madhe! E pranon publikisht: Më kanë dërguar letër!