KPA merr vendimin zyrtar, shkarkohet prokurorja e njohur (EMRI+FOTO)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi). Kryesuesja e trupit gjykues te KPA, Rezarta Schuetz sqaroi se, ndryshe nga sa ka vkerësuar Komisioni u Pavarur i Kualifikimit, KPK, prokurorja Prifti nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.

Advertisements

A do e pranonit vendimin e gjykatës me burg? Salianji e thotë troç: Ça të bëj, të hidhem përpjetë!
Pas vendimit të gjykatës, reagon ‘flakë për flakë’ Ervin Salianji

Natasha Prifti (Shallapi) u konfirmua në detyrë nga KPK më 28 maj 2021, pasi mungesat financiare dhe deklarimet e pasakta në kriterin e pasurisë nuk u konsideruan penalizuese. Komisioni u shpreh se e konfirmoi duke aplikuar parimin e proporcionalitetit lidhur me pamjaftueshmërinë financiare.

Advertisements

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM vlerësoi se vendimi për konfirmimin në detyrë të Priftit ka mangësi serioze logjike në pjesën arsyetuese dhe i kërkoi institucionit të Komisionerëve Publikë që ta ankimonin atë.

Artikulli paraprak“Jam i shokuar”/ Ndodh ngjarja e rëndë para koncertit të këngëtarit të njohur, humbin jetën disa persona (VIDEO)
Artikulli tjetërBëni kujdes! Shqipëria në kulmin e valës së të nxehtit, këto do jenë ditët me temperaturat më ekstreme këtë javë