Këngëtarja e njohur shqiptare i shtang të gjithë, zbulon bakshishin e majmë që ka marrë në një dasmë

Së fundmi në një intervistë, këngëtarja Shqipe Abazi ka folur me shifra rreth shumave që paguhet nëpër dasma. Madje këngëtarja e muzikës popullore ka treguar bakshishin e majmë që kishte marrë në një event të tillë.

Advertisements

“Në shumicën e vendeve marrim bakshish. Varet prej disponimit të njerëzve, sa i kanë të ardhurat e mira, por kemi marrë në Velesht. Atje njihen dasmat që i bëjnë shumë të mëdha dhe nxjerrin shumë bakshish. 6 persona kemi qenë, krejt grupi kemi marrë 35 mijë euro bakshish. Kemi dashur t’ja kthejmë gjysmën se na ka ardhur shumë keq”, u shpreh këngëtarja.

Advertisements

Shqipja u shpreh se ka shumë emra sot në industrinë e muzikës popullore që nuk janë të aftë të mbajnë një natë live në një dasëm, duke i këshilluar të bëjnë sa munden jo më shumë.

“Nuk do i quaja kolege, se e kanë marrë profesionin me gabim. Shtri këmbët sa të mbërrin jorgani mos shko me ia prish dasmën dikujt”, përfundoi Shqipe Abazi.

Artikulli paraprakShpallet gjendja e jashtëzakonshme/ Moti ekstrem ka mbërthyer këtë shtet, pas temperaturave të larta sinoptikanët paralajmërojnë për tornado
Artikulli tjetërE rëndë/ 3 persona bëjnë për spital imamin e xhamisë, arrestohen nga policia