Kë po përgatiteshin të ekzekutonin dhe kush ishte personi që i dha snajperin? Zbardhet dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s që ra në ‘grackën’ e policisë

Ish-efektivi i repartit RENEA Remal Rada, i cili u arrestua gjatë operacionit të fundit të policisë të koduar me emrin “Double Strike” kishte lënë detyrën 6 muaj më parë.

Advertisements

Ai kishte vetëm 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri, ku në Tiranë lëvizte me një automjet luksoz me targa angleze.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme, policia kriminale, ka vënë re në parkingun e një lokali tek rruga e Elbasanit veprime jo normale të ish-efektivit të RENEA-s.

Advertisements

Ai ishte bashkë me Elton Hithin një 28-vjeçari nga Laknasi, i dënuar më parë nga gjykata e Tiranës për “vjedhje me dhunë”.

Një person i tretë i ka dhënë një çantë, dhe ish efektivi Remal Rada së bashku me Elton Hithin e kanë futur brenda në makinë.

Ata janë larguar më pas në drejtim të rrugës së Elbasanit, ku janë ndaluar nga një postobllok i policisë “Shqiponja”, operacionalja dhe oficerë të komisariatit Nr.1.

Brenda në çantë policia gjeti një snajper modern, dhe municionin përkatës.Gazetari Elton Qyno bën të ditur se Remal Rada, fillimisht ka pretenduar para ish-kolegëve të tij se e dintë që i kishin dhënë rroba, por më pas ka preferuar të mos flasë në procesverbal.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Elton Hithi, i cili ka qënë në sediljen e parë të pasagjerit, kur ka ndërhyrë policia.

Elton Hithi, ka rrëfyer para policisë se kishte marrë çantën nga një person, pa i treguar emri, i cili i ka thënë se janë rroba sportive.

Por në çantën e kuqe, u gjetën sende të paligjshme si snajper dhe municione të kalibrave të ndryshme. Tashmë policia po kryen hetime për të zbuluar personin e tretë që ka dorëzuar çantën me armatim, tek dy personat e tjerë të cilët kanë preferuar të mos u tregojnë emrin.

Njëherësh policia, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e ish-efektivit të RENEA-s, ku rezultoi se edhe në banesë ai mbante armë.

Në shtëpi policia sekuestroi një pistoletë pa lejë municioneve të ndryshme, dylbi, targa automjetesh, simbole të policisë së Shtetit. Ky nuk është rasti i parë, që efektivë të RENEA dhe njësive të tjera speciale në repartet e policisë, të arrestuar nga kolegët e tyre sit ë implikuar në veprimtari kriminale.

Artikulli paraprakNoizy “kthen” në armiq të përbetuar Stresin e Cllevion, reperët ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Humb jetën 22-vjeçari në Durrës, detajet e para