Dy turistë të mitur, të cilët ishin futur ne det me një gomone u është rrezikuar jeta për shkak të dallgëve të mëdha.
Advertisements
Fëmijët e moshës 13-vjeçare janë shpëtuar nga Patrulla e plazhit në Livadh, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Himarës.
Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore 2 fëmijët, të moshës 13-vjeçare, të cilët iu janë bashkuar familjarëve të tyre.
Advertisements
“Gjatë patrullimit të zonës së plazhit, nga shërbimet e planëzuara në plazhe, nga Komisariati i Policisë Himarë, si dhe ato të Policisë Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative për dy shtetas të mitur që ishin futur në det me një gomone plazhi, në plazhin “Livadh”, Himarë, të cilëve, për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve”, thuhet në njoftimin e policisë.