Inceneratorët/ Kryemadhi zbulon fakte tronditëse, tregon skemën si kryejnë evazion fiskal kompanitë e inceneratorëve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë të ditur sot se do te dorëzojë në SPAK (Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) tjetër shtese padi për inceneratorin e Tiranës.

Advertisements

Në një takim me gazetarët , Kryemadhi tha se në shtesën e padisë ka dokumente të reja që tregojnë qeverinë dhe kryeministri të kapur me presh në dorë.

“Sot jam këtu për të ndihmuar SPAK , kam bërë gati shtesë padie për të informuar me dokumente të reja autentike e të faktuara që ndihmojnë SPAK për inceneratorin e Tiranës, llokma më e madhe e kësaj afere korruptive që nuk është e vetmja, por është rasti më flagrant kur qeveria e kryeministri janë kapur me presh në dorë.

Advertisements

Shihni videon e bërë dje nga inceneratori i Tiranës, ku janë bërë tre gropa dhe një kodër e mbuluar me dhe. Ajo që të bën përshtypje është se aty nuk ka asnjë lloj investimi, që e kemi dëgjuar nga kryeministri. Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është se besoj që të gjithë e mbani mend që në dhjetor të 2021, ne si LSI i kemi shtuar kallëzimit tonë evazionin fiskal që ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos.

Neve na rezultoi se Zoto kishte kryer evazion në mbi 30 milionë dollarë. Në periudhë pandemie ai kishte kryer udhëtime jashtë shtetit, kur mbi qiellin shqiptar nuk kishte fluturuar asnjë avion. Janë rreth 24 kompani, që kanë bërë bashkëveprim financiar, shitje-blerje, me kompanitë e inceneratorëve. Duke marrë në detaje të gjitha kompanitë, kemi kuptuar që evazioni i këtyre kompanive në total është 189 milionë dollarë”,-tha Kryemadhi.

Artikulli paraprakZbulohet e shkuara kriminale e 3 shqiptarëve të vrarë, gruaja që drejtonte makinën thyen rekordin, e arrestuar 22 herë. Ja akuzat e rënda
Artikulli tjetërIshte i ftuar në dasmën e mikut të tij, Romeo Veshaj përballet me incidentin e papritur(Video)