Inceneratorët, Gështenja: Nëse SPAK i shkon deri në fund hetimit qeveria Rama bie, gjysma përfundojnë në burg

Nëse organet ligjzbatuese i shkojnë deri në fund aferës së inceneratorëve, qeveria Rama bie. Kështu është shprehur deputeti demokrat Lefter Gështenja, i ftuar paraditen e së mërkurës në ABC Live. Sipas tij, provat që janë mbledhur deri më sot nga PD por edhe LSI nuk dhe ato çfarë shihen në letra nuk kanë ndodhur ndonjëherë në këto 30 vitet e fundit.

Advertisements

Gështenja, me të njëjtën retorikë që ka mbajtur deri më tani edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, u shpreh se në këtë skemë është i përfshirë i gjithë zinxhiri qeveritar ndërsa shtoi se “bekimi fillimisht ka ardhur nga qeveria.”

Kurse, duke folur për punën që PD bëri me Komisionin Hetimor Parlamentar mbi Inceneratorët, Gështenja tha se nëse kanë munguar emra konkretë si ata që po nxjerr tashmë LSI, kjo është pasi institucionet shtetërore refuzuan që t’ia vënë në dispozicion të dhënat Komisionit.

Advertisements

Po ashtu, deputeti demokrat akuzoi edhe qeverinë për tentativa për ta mbyllur si çështje. Ai tha se të gjitha hallkat ishin në dijeni të skemës që nga Drejtoria e Policisë, Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë, etj.

“ Janë kërkuar të dhëna me emër dhe mbiemër dhe nuk janë dhënë. Nuk ka pasur asnjë arsye tjetër. Nuk duhet të ekzistojë asgjë, kemi qenë të hapur dhe jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund.”

Sa i përket kryeministrit Edi Rama, Gështenja thotë se ai është duke u përgatitur për një reagim. Ndërsa, duke u ndalur te protesta e 7 korrikut, Lefter Gështenja e pranoi që ishte i pranishëm pasi, siç u shpreh ai, do të marrë pjesë në çdo protestë që bëhet kundër qeverisë.

Megjithatë, deputeti demokrat shtoi se nuk rrëzohen qeveritë vetëm me protesta.

“Edhe pse pritshmëria ishte e lartë, për kushtet dhe situatën në të cilën u organizua, pati pjesëmarrje, por pjesëmarrje kemi pasur në 9 vite opozitë. S’mund të themi që të tjerat kanë qenë më të vogla se kjo. Nuk besoj se arriti ndonjë qellim, largimin e Ramës …qeveria nuk largohet vetëm me protesta.”

Gështenja bëri thirrje për bashkim të demokratëve pasi, në të kundërt siç tha ai, do të mbeten thjesht një opozitë që do të qëndrojë gjatë në opozitë. /abcnews.al/

Artikulli paraprakVdekja e Kastriot Myftarajt, dalin në dritë detaje të reja që mund të bëjnë kthesën e madhe të ngjarjes
Artikulli tjetërNjë romancë e re po lind mes Beatrix Ramosajt dhe ish-konkurrentit të ‘Përputhen’? Ky është veprimi që i futi të gjithë në dyshime