Ilir Meta njofton lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodh sot

Komiteti Organizativ i partisë së Lirisë do të mblidhet në orën 11:00 në seli.

Advertisements

Mbledhja do të organizohet për të përcaktuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë partia e Lirisë.

Advertisements

Postimi i Tedi Blushit:

Sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator. Qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion.

Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, është një strukturë drejtuese e përkohshme derisa të zgjidhen drejtuesit e rinj të kësaj force politike.

Kjo strukturë u ngrit gjatë konventës së LSI-së, ku dha dorëheqjen dhe Monika Kryemadhi. Kryetar i komitetit Organizator është Ilir Meta.

Artikulli paraprakE frikshme! Pinë alkool, vdesin 28 persona e dhjetëra të tjerë shtrohen në spital, policia zbardh detajet e rënda
Artikulli tjetër“Më ka humbur gruaja”/ E gjithë Policia ‘në këmbë’, por asnjë gjurmë, kjo është nëna e 2 vajzave të mitura që prej tre ditësh rezulton e zhdukur