I zhdukur prej dy ditësh, gjendet trupi i pajetë i një 67-vjeçari në një kanal me ujë, ja dyshimet e para

Policia e Fierit njofton se një 67-vjeçar është gjetur i pajetë në Roskovec.

Advertisements

Njoftimi:

FIER

Advertisements

Sot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak“Kastriot Myftaraj ishte paditur në gjyq nga…”, Ylli Manjani tregon çfarë i kërkoi pak kohë më parë gazetari i njohur
Artikulli tjetërE rëndë! Mbytet në liqen 21-vjeçari, shokët u hodhën ta ndihmonin por pa sukses