I moshuari i shtrirë në dyshemenë e QSUT, Berisha: Gjendje katastrofë në urgjencë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast flagrant në Qendren Spitalore Universitare që sipas tij është në ditët më trë këqija të saj. Me anë të një postimi në facebook Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari i cili dhe i ka dërguar foton nga koridori i QSUT ku shihet dhe pacienti i shtrirë në tokë dhe një mjek qëndron pranë tij në këmbë.

Advertisements

“Gjendje katastrofë në urgjencën e QSUT-së! Nuk ka shtetër dhe të sëmurët shtrihen në dysheme. Shtrati shitet me 10 mijë lek. Shërbimi shëndetësor në ditën e tij më të zezë! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb Doktor mirmgjesi.Me erdhi sot mgjes.Denoncoje po munde.. Ky eshte nje skandal qe ka ndodhur dje pas dreke tek urgjenca QUST.

Ku nje punonjeseje te nje fasonerie ne Tirane i ka ra te fiket ne orarin e punes brenda ne nje fsoneri ku lageshtira dhe temperaturat arrijne 36-38 grande.Ne urgjenen e QSUT njerzit jane te shtrire ne dysheme,mungojn shtreter, mungon personeli,mungojn ilaçe e çdo gja.Kjo vajza ka paguar 10 mij Leke te vjetra per ta shtrire ne ate krevat qe duket ne fotot qe me dergoj,”- shkruan Berisha.

Advertisements

POSTIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE:

Artikulli paraprakNjë romancë e re po lind mes Beatrix Ramosajt dhe ish-konkurrentit të ‘Përputhen’? Ky është veprimi që i futi të gjithë në dyshime
Artikulli tjetër“Jam pa shtëpi pa asgjë”/ Flet “milionerja” e inceneratorëve: Nëse kam biznese të mi japin të jetoj si njeri