I mori jetën babait të tij, Gjykata merr vendimin për Andrea Stasën

Gjykata e Lushnjes ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 58-vjeçarin Adrea Stasa.

Advertisements

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Miranda Nakaj dhe prokurore Merita Selimi. 58-vjeçari Stasa akuzohet për vrasjen e babait të tij, 85-vjeçarit Mitër Stasa.

Ai u shpreh se kishte pirë raki me të atin por këmbënguli se nuk ka bërë krim. Asnjë nga familjaret e tij nuk ishte i pranishëm në seancë.

Advertisements

Si ndodhi ngjarja?

Krimi ndodhi pak ditë më parë, ku djali e goditi disa herë me grushte të atin dhe më pas e mbyti. Adrea Stas ishte kthyer vetëm dy muaj më parë nga Greqia, ku thuhet se ka qenë në burg për 13 vite.

Banorët në fshat thonë se konsumonte shumë alkool. Të afërmit konfirmojnë se 85-vjeçari kishte probleme me djemtë, por siç ndodh në zonat rurale, gjithçka ishte mbajtur brenda oborrit të shtëpisë.

58-vjeçari Andrea Stasa u vu në pranga pak minuta pas denoncimit të krimit.

Artikulli paraprakE lidhur me këngëtarin e njohur shqiptar? U kapën ‘mat’, reagon për herë të parë ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ (FOTO)
Artikulli tjetërZbulim historik në Belsh, ja çfarë nxjerrin në pah arkeologët