I fundit! Shpërthim në një banesë, plagoset rëndë shqiptarja, shpëtojnë dy fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Advertisements

Një 58-vjeçare shqiptare ka mbetur e plagosur rëndë pas një shpërthimi në një shtëpi në Valdicecina.

Në qendrën historike të Castelnuovo Val di Cecina, gruaja u lëndua nga shpërthimi ndërsa ndodhej në bodrumin e ndërtesës ku jetonte.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, 58-vjeçarja shqiptare bashkë me dy fëmijë, 7 dhe 4 vjeç, ka qenë në bodrumin e banesës në momentin që ka ndodhur shpërthimi, e për fat dy të miturat kanë marrë vetëm disa plagë të lehta.

Shqiptarja u dërgua në spitalin e Pizës me helikopterin e shpëtimit, ndërsa kanë nisur hetimet.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit, mendohet për rrjedhje gazi. Gjithashtu po verifikohen edhe banesa ku ndodhi ngjarja dhe të tjera, me qëllim për të parë nëse ka dëmtime në strukturën e tyre apo jo, pasi shtëpia e shqiptares pati dëmtime të mëdha.

Artikulli paraprakSërish temperatura të larta në vend, moti “kthesë” e madhe pasdite
Artikulli tjetërSot protesta e thirrur nga PD, blindohet kryeministria. Çfarë do të ndodhë në shesh(Video)