I FUNDIT/ Një person hap zjarr drejt një grupi fëmijësh në Shkodër, plumbi godet lokalin (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Shkodrës, ku një person ka qëlluar me armë zjarri drejt disa fëmijëve.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, personi i paidentifikuar rreth 30-vjeç, ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në qendër të Shkodrës, pranë shkollës “28 Nëntori” kur ka qëlluar drejt një grupi fëmijësh të mitur.

Fatmirësisht asnjë prej fëmijëve nuk ka mbetur i lënduar. Ndërsa plumbat kanë zënë vetratën e një lokali që ndodhej aty pranë.

Advertisements

Është e paqartë se cila ka qenë shënjestra e autorit të kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, bën me dije policia në informacionin paraprak.

Artikulli paraprakTmerr në SHBA! Të shtëna me armë gjatë paradës së pavarësisë, ka humbje jete (VIDEO)
Artikulli tjetër15-vjeçari i ndërroi jetë pas përplasjes me motor, babai: Ju lutem ktheni celularin kush e ka gjetur se kemi kujtime të bukura