I FUNDIT/ Mijëra të infektuar dhe një i vdekur nga Covid në vend

Vijojnë të jenë të larta shifrat me të infektuar nga Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 1480 qytetarë pozitivë me virusin nga 3014 testime që janë kryer.

Advertisements

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit ka humbur jetën një qytetar. Ndërkaq, në spitalin COVID3 po marrin aktualisht trajtim 29 pacientë.

Sipas të dhënave, janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisements

Përditësimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3014 testime, 1480 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 1106 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi

Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3014 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1480 qytetarë, në këto bashki:
603 në Tiranë, 106 në Durrës, 68 në Shkodër, 58 në Vlorë, 54 në Fier, 49 në Elbasan, nga 39 qytetarë në Kamëz, Berat, 33 në Sarandë, 30 në Korçë, 28 ne Lezhë, 27 në Krujë, 26 në Lushnje, 20 në Divjakë, 19 në Gramsh, nga 18 qytetarë në Himarë, Tepelenë, Dimar, 16 në Vorë, nga 15 qytetarë në Kurbin, Kavajë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Roskovec, Gjirokastër, Dimal, nga 12 qytetarë në Patos, Maliq, 11 në Skrapar, 9 në Dibër, nga 8 qytetarë në Mat, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Selenicë, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Pogradec, Poliçan, nga 3 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Konispol, Përmet, nga 1 qytetar në Finiq, Libohovë, Cerrik.

Janë 9,519 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 74 vjeçe.

Janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1480

Të shëruar në 24 orë 1106

Të shtruar në spitale 29

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3014

Testime totale 1,892,165

Raste pozitive 300,058

Raste të shëruara 287,018

Raste Aktive 9,519

Humbje jete 3,521

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,530

Durrës 746

Fier 715

Vlorë 494

Shkodër 427

Berat 381

Elbasan 252

Lezhë 252

Gjirokastër 230

Korçë 203

Dibër 117

Kukës 72

/abcnews.al

Artikulli paraprak“Nuk do lëmë borxhe pa pagu”, të afërm të Brilant Martinaj paralajmërojnë hakmarrje në rrjetet sociale
Artikulli tjetërShqiptari nuk heq dorë nga ‘shtëpia e barit’/ Kapet për herë në dytë në fermën e kanabisit, anglezët e çojnë sërish pas hekurave