I FUNDIT/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë ka mbërritur këtë mëngjes në SPAK.

Advertisements

Beqja është përfshirë në skandalet me koncesionet në shëndetësinë.

Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up).

Advertisements

Këto koncesione janë kontestuar në publik për shkak se janë fituar në mënyra të parregullta dhe misterioze, por situatën e ka marrë në dorë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Ishte Nisma “Thurje” që ngriti një pasi ndaj ish-ministrit Beqaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë.

Pritet që SPAK të marrë në pyetje të gjithë zyrtarët e akuzuar për këtë çështje, ku në krye qëndron ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

10 ditë më parë ishte ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj që dëshmoi për të dytën herë.

Artikulli paraprakÇfarë do bëjë kryeministri pas karrierës politike? Rama: Do dizenjoj rrobat e mia si stilist
Artikulli tjetërMasakra e Fushë-Krujës/ Diklen Vata doli nga makina për t’u vetëmbrojtur, atentatorët ndiqnin prej ditësh lëvizjet e Brilant Martinajt