Një aksident ka ndodhur sot në Sarandë. Një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë lënduar dy pasagjerë, të cilët po marrin ndohëm mjekësore në spital. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Advertisements
Më datë 14.07.2022, rreth orës 18:40, në aksin rrugor Sarandë-Muzinë, shtetasi Dh. R., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe 2 pasagjerët, shtetasit J. P. dhe S. M, të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.