Hodhi shishen nga makina, e pëson keq shoferi në autostradën Tiranë-Durrës (Video)

Gjobë të majme ka marrë një shofer, i cili është filmuar duke shkelur kodin rrugor në autostradën Tiranë-Durrës.

Advertisements

Sipas gjobës, shoferi është kapur duke qarkulluar në korsinë e ndryshimit të shpejtësisë, që nëse nuk e dinit, do të thotë se në rrugën me dy korsi Tiranë-Durrës, ju keni të drejtë të qarkulloni vetëm në korsinë anësore, me përjashtim kur kryeni parakalim.

Përveç kësaj, është filmuar duke hedhur një shishe buzë rrugës.

Advertisements

Për të gjitha këto shkelje, atij i ka kushtuar jo pak, por plot 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra gjoba si dhe i janë zbritur 8 pikë nga patenta.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive për të ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore apo që rrezikojnë për përfshirje në ngjarje rrugore, përdoruesit e tjerë të rrugës.

Hedhja e sendeve nga mjeti dënohet me gjobë 2500-10.000 lekë të rinj, sipas nenit 15/1, germa f, të Kodit Rrugor.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor dhe mjedisin!

Artikulli paraprak“Në darkë do ta tregoj”/ Çfarë biseduan dy banditët shqiptarë para se të vriteshin
Artikulli tjetërJetonte vetëm me nënën/ 30-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht, rrëzohet nga skela ku punonte (EMRI)