Greqia i vjen sërish në ndihmë Shqipërisë, dërgon dy avionë për shuarjen e zjarreve

Prej 4 ditësh Mali i Çikës është nën flakë ndërsa vetëm ditën e sotme është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve.

Advertisements

Faxnews mëson se janë dy helikopterë që kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin, që rrezikoi edhe fshatin e Dhërmiut.Helikopterët kanë mbërritur nga Greqia, të cilët mbajnë nga 9000 litra secili.

Advertisements

Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur që të ndërhyjnë zjarrfikësit.

Situata ka qenë serioze, por deri më tani flakët janë të përhapura vetëm në kodër, dhe nuk kanë zbritur në Llogora apo në Dhërmi.

Sakaq, vihet re një ajër i ndotur për shkak të tymit të madh të krijuar, ndërsa turistët janë të shqetësuar dhe disa kanë nisur të largohen nga zona.

Artikulli paraprakMe pistoletë dhe makinë të blinduar, kapet “i forti” nga Kruja, Policia zbardh detajet
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, plagosen 2 persona