Gabimi që e bëjmë të gjithë, ja pse nuk duhet ta fusim shalqirin në frigorifer

Vapa e madhe na detyron që shumicën e ushqimeve t’i fusim në frigorifer, madje edhe shalqinjtë, por në fakt ne bëjmë një gabim të madh. Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome, në mënyrë që të ruajë të gjithë përbërësit ushqyes me të cilët është i pasur. Kur është i ftohtë, shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe të materieve ushqyese.

Advertisements

Edhe një gjë e kanë zbuluar shkencëtarët. Shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të jetë këputur nga rrënja, mirëpo sërish, vetëm nëse e mbani në temperaturë dhome. Kur e fusin në frigorifer, ai proces ngadalësohet dukshëm.

Prandaj, shalqinjtë duhet blerë aq sa keni llogaritur që do t’i hani dhe duhet konsumuar menjëherë.

Advertisements

Është i pasur me gjëra të shumta ushqyese si p.sh., vitaminat A dhe C, betakaroten, likopen, hekur, zink dhe shumë minerale të tjera.

Artikulli paraprak‘Plas’ sherri me thika në vend, plagoset rëndë 16-vjeçari
Artikulli tjetër“Mund të na ikte nga duart”/ U plagos me thikë në qafë, flet doktori që mbajti në jetë 16-vjeçarin: Duhet edukuar brezi i ri