Folësit në protestën e Berishës i humbet portofoli: Mbani lekët dhe më ktheni kartat!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje gjatë protestës së Partisë Demokratike, një prej folësve i ka humbur portofoli.

Advertisements

Bëhet fjalë për Kreshnik Osmanin, i cili mbajti fjalën e tij në podiumin e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky i fundit thotë se i ka humbur portofoli me para dhe karta nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një person të varfër.

Osmani bën thirrje t’i kthehen kartat bankare dhe ajo e identitetit.

Advertisements

Postimi i Osmanit:

Miq të dashur!

Gjatë protestës se sotme, kam humbur sot portofolin nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një të varfër. Ju lutem nëse dikush nga ata që më njohin dhe e kanë gjetur, të ma japin sepse kam karta identiteti, crediti banke, patenta që ju nuk ju bëjnë punë dhe mbajini të gjitha paratë!

Rendesi ka qe Shqiperia u cua sot e gjitha ne kembe.

Ju faleminderit!

Artikulli paraprak“Për ironikët e dëshpëruar që na pyesin a e rrëzuam Ramën…”/ Edi Paloka zbulon dy mesazhet e protestës së PD-së
Artikulli tjetërVogëlushi 6-muajsh humbi jetën në banesën që mori flakë në Tiranë, flasin fqinjët: Nëna e fëmijës kishte dalë për kafe!