Fëmijët sulmohen nga mëzat në një kamp veror, plagosen 15 prej tyre

Një tufë me mëza të provokuar ka shkelur e plagosur 15 fëmijë e dy të rritur një kamp veror në Vitre në veriperëndim të Francës.

Advertisements

Tre fëmijë fatkeqësisht janë duke luftuar për jetën në spital dhe 12 të tjerë u plagosën nga mëzat e trembur gjatë kursit të kalërimit në kamp.

Fëmijët ishin shoqëruar nga të rritur në qednrën e kalërimit mbrëmjen e të martës, kur ndodhi ngjarja e rëndë e paparashikuar.

Advertisements

“Gjatë ecjes, një prej mëzave, ndoshta ai që udhëhiqte, u kthye papritur për arsye të paditura, dhe të tjerët nisën ta ndiqnin në panik”, tha prokuroria e Rennes.

“Kafshët vraponin me galopim dhe shkelën të gjithë ata që ishin përtokë”, tahnë autoritetet, duke shtuar se kishte fëmijë të goditur në fytyrë me plagë të rënda nga thundrat.

Dy punonjës të klubit të kalërimit u trajtuan për tronditje ndërsa tre fëmijë të lënduar, u dërguan me helikopter në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e padëgjuar.

Artikulli paraprakVjen piku i të nxehtit përvëlues në vend, njihuni me parashikimin e motit për sot
Artikulli tjetër“Qepe, se do të ta fik cigaren mu aty ku…”/ Gruaja e martuar me 29-vjeçarin shqiptar tregon ferrin: Më nxirrte te semafori, më vendosi thikën në fyt dhe…