Fejesa e djemve fut në sherr Remzie Osmanin dhe Mihrijen: Sot të gjuajnë zagarët, e të japin mend trutharët!

Këngëtarja Mihrije Braha i është përgjigjur mbrëmjen e djeshme koleges së saj Remzie Osmanit se pse nuk e ftoi në fejesën e djalit të saj.

Advertisements

Mihrija ka komentuar për herë të parë videon virale Remzies , ku ajo thotë se Mihrija nuk e ka ftuar në fejesën e djalit të saj, Platorit.

Këngëtarja u shpreh se Remzie nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit të saj, prandaj dhe ajo nuk e ftou, teksa shtoi se do ta ftojë në dasmë pasi vetë Remzia e ftoi atë në dasmën e djalit të saj.

Advertisements

“Remzia e ka feju djalin e nuk më ka ftu, as un nuk e kam ftu në fejes të djalit tem, Remzia kur e ka martu djalin me ka thirr edhe une kur te martoj djalin kam me thirr”, ka thënë këngëtarja.

Ndërkohë, menjëherë pas kësaj deklarate të këngëtares ka ardhru dhe reagimi i remzies e cila përmes një instastory ka shkruajtur: Dëgjo bir…Sot të bëjnë pis të palarët, të gjuajnë zagarët dhe të japin mend trutharët.

Ky postim i Remzies është marrë si një kundërpërgjigje për kolegen e saj Mihjrijen.

Artikulli paraprakReagimi i fortë nga Gjermania/ CDU: Rama nuk i ka përmbushur kriteret
Artikulli tjetërI fundit! Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër