Tre persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Gjilan të Kosovës, pasi një vinç për ndërtimin e gradaçelave është rrëzuar si pasojë e erërave të forta. Mediat vendase thonë se tre qytetarët ndodhen në spital.
Advertisements
Siç shihet dhe nga pamjet, ata kanë qenë duke udhëtuar me një makinë të bardhë, kur vinçi është rrëzuar dhe e ka shtypur mjetin e tyre.
Advertisements
Stuhitë e shpejta dhe të fuqishme kanë qenë karakteristikë e dy ditëve të fundit në Kosovë. IHMK ka parashikuar mot pjesërisht të vranët dhe me mundësi për reshje lokale shiu edhe për dy dytët e ardhshme.