Eksperti britanik lëshon paralajmërimin e frikshëm, zbulon lëvizjen e rrezikshme që mund të bëjë Vladimir Putin

Një ish-kolonel britanik ka paralajmëruar se Rusia mund të vendosë përdorimin e një arme bërthamore taktike në përgjigje të aksionit ushtarak në rritje të Ukrainës pranë Khersonit.

Advertisements

Forcat ukrainase po fitojnë epërsi pranë qytetit të pushtuar Kherson.

Sulmet ajrore kanë shkatërruar disa ura duke zprapsur trupat ruse që kanë mbetur aty.

Advertisements

“Operacioni i Putinit mund të jetë gati për t’u zbërthyer,” tha Hamish de Bretton-Gordon, raporton Daily Mail.

“Është kritike që Britania e Madhe dhe SHBA-ja të sinjalizojnë Kremlinin se çdo përdorim i armëve bërthamore do të kalonte vijën e kuqe”, shtoi ai.

Një kundërsulm i pritshëm kundër forcave ruse në Ukrainën jugore ka rritur frikën se Kremlini mund të përdorë armë bërthamore.

Ndërsa doktrina ushtarake ruse përshkruan përdorimin e armëve taktike bërthamore kur forcat e saj përballen me disfatë, shqetësimet po rriten se Vladimir Putin mund t’i përdorë ato.

“Fantazma e Rusisë duke përdorur armë bërthamore taktike në Ukrainë është pa dyshim një shqetësim në rritje në kryeqytetet e NATO-s. Operacioni special i Putinit mund të jetë gati për t’u zbërthyer. Në këtë fazë është kritike që Britania e Madhe dhe SHBA t’i sinjalizojnë Kremlinit se çdo përdorim i armëve bërthamore do të kalonte vijën e kuqe”, tha koloneli Hamish de Bretton-Gordon.

Artikulli paraprakAksidenti me dy të vdekur, viktimat ishin emigrantë, njëri prej fëmijëve të plagosur në gjendje të rëndë
Artikulli tjetërTragjike! Autobusi përplaset me dy makina, 16 persona të vdekur