E trishtë/ Ndahet nga jeta figura e njohur shqiptare, ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme ndër vite (EMRI+FOTO)

Akademiku Artan Fuga ka njoftuar sot mes hidhërimit të madh ndarjen nga jeta të vjehrrit të tij, diplomatit të njohur shqiptar Petraq Pojani.

Advertisements

Postimi i plotë:

Njoftohet me hidhërim të thellë nga familja e tij se sot, datë 22 korrik 2022, ditë e premte, në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundjeje të gjatë, u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare z. Petraq Pojani.

Advertisements

Ka lënë në pikëllim veçanërisht bashkëshorten e tij, Keti Panduku (Pojani), si edhe dy vajzat, Ariana Pojani (Fuga) dhe Iris Pojani me bashkëshortët e tyre, respektivisht Artan Fuga dhe Saimir Dhamo, si edhe mbesën Alba dhe nipin e tij Enea.

Ndajmë këtë lajm të hidhur me të afërm dhe pjesëtarë të fisit të të ndjerit, me shok e miq e kolegë që ai ka bërë gjatë jetës dhe karrierës së tij të gjatë profesionale si ambasador, diplomat, drejtues shërbimesh të jashtme të shtetit shqiptar, përkthyes, këshilltar i lartë diplomatik, si edhe me të gjithë ata që e kanë njohur si fqinj, bashkëqytetas apo si veprimtar në organizatat shoqërore me të cilat ai ka bashkëpunuar.

Familja njofton se ceremonitë e përzishme të nderimit do të kryhen si më poshtë:

Trupi i të ndjerit do të vendoset nesër, ditën e shtunë, datë 23 korrik 2022, në sallat e Hotel Internacional, pas ndërtesës të ish Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë, ku familja pret ngushëllime nga ora 17°° deri në ora 18 e 30.

Nisja e kortezhit të përmotshëm kryhet po që andej në ora 18 e 30.

Varrimi bëhet në varrezat e Shishtufinës në ora 19°°.

Faleminderit,

Të keni vetëm gëzime, shëndet dhe të mira në familjet tuaja!

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Sali Berisha NON-GRATA nga Britania e Madhe! E pranon publikisht: Më kanë dërguar letër!
Artikulli tjetërAksident i rëndë në vend! Pasagjerja niset me urgjencë për në spital