E rëndë në vend, foshnjes 2 muajshe i bie dritarja sipër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë ku një foshnje ka mbetur e lenduar. Siç njofton policia foshnja është dërguar nga prindërit në spital ndërsa dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje.

Advertisements

Nuk dihet se si është gjendja shëndetësore ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 21 korrik 2022
Artikulli tjetërNgjarje makabër/ 22 vjeçari merr peng dhe ekzekuton babain, vëllain dhe motrat e tij, policia e qëllon për vdekje