E rëndë! Minoreni në Berat i merr fshehurazi makinën xhaxhait: Me shpejtësi të madhe përplas gruan te vijat e bardha

Një minoren ka shkaktuar një aksident të dyfishtë ditën e sotme në Berat. Mësohet se minoreni ishte duke drejtuar një automjet tip “Volvo” me targa gjermane kur ka përplasur një grua e cila ishte duke kaluar te vijat e bardha.

Advertisements

Fill pas kësaj ai ka goditur nga prapa edhe një mjet tip “Volswagen Passat”, që po udhëtonte para tij në të njëjtën korsi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gruaja rreth 65-vjeçe, banore e lagjes “Çelepias” ishte duke kaluar rrugën me qeset e ushqimeve në duar kur u përplas nga minoreni i cili ishte duke ecur me shumë shpejtësi.

Mësohet se gruaja e plagosur e cila është në gjendje të rëndë është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat. Bëhet e ditur se minoreni me iniciale B.O ia kishte marrë fshehurazi çelësat e makinës xhaxhait të tij i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Advertisements

Artikulli paraprakTrondit Frrok Çupi hedh dyshime të rënda për vdekjen e Kastriot Myftaraj, tregon ç’ka ndodhur pak minuta pas tragjedisë
Artikulli tjetër“Rrebeshe shiu që do shtrihen…”/ Meteorologia e njohur tregon kthesën e madhe të motit