E rëndë! Mbytet në liqen 21-vjeçari, shokët u hodhën ta ndihmonin por pa sukses

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pasi u mbyt në liqenin e Bolsena-s në Viterbo. I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte baba shqiptar dhe nënë italiane.

Advertisements

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai u mbyt para shokëve të tij. Një mik i tij, ka thënë se kur pa që i riu nuk po dilte u zhyt për ta ndihmuar, por pa sukses. Më pas u desh ndërhyrja e polumbarëve për ta nxjerrë nga uji trupin e pajetë.

Advertisements

Tashmë do të jenë autoritetet italiane që duhet të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të përcaktojnë dinamikën e saj. Grupi i shokëve që ishte me shqiptarin janë shokuar nga tragjedia që ndodhi para syve të tyre.

Artikulli paraprakI zhdukur prej dy ditësh, gjendet trupi i pajetë i një 67-vjeçari në një kanal me ujë, ja dyshimet e para
Artikulli tjetërTërbohet moti në këtë shtet, humbin jetën 13 persona, zhduken me dhjetëra të tjerë si pasojë e përmbytjeve